LAJM I FUNDIT/ Zjarr pranë burgut të grave në Tiranë

0

Jeta e grave të burgosura pranë institucionit të vuajtjes së dënimit në Tiranë, ‘325’ është në rrezik. Kjo pasi mësohet se një vatër zjarri është aktivizuar pranë burgut të grave në zonën e Ali Demit.

Mësohet se është një banesë që ndodhet pranë këtij institucioni që ka marrë flakë, por që zjarri është përhapur më tej duke rrezikuar kështu edhe përfshirjen e burgut.

Policia dhe forcat e zjarrfikëses janë në vendin e ngjarjes, por nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar si pasojë e rënies së zjarrit. Dëmet materiale raportohet se janë tëshumta.

Ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me ngjarjen në fjalë.