Ditën e sotme, 20 punonjës të Incineratorit të Fierit janë ngritur në protestë pasi kanë 4 muaj që nuk kanë marrë rrogat. Punëtorët kanë bllokuar hyrjen e Incineratorit dhe nuk lejojnë kalimin e automjeteve të rënda të mbushura me mbetje urbane.
Kjo nuk është hera e parë që punonjësit e këtij incineratori protestojnë për pagat. Më 30 prill, rreth 30 punonjës protestuan për të njëjtën kauzë. Inceneratori është sekuestruar nga SPAK dhe është vendosur një administrator nga shteti.