Katër persona të maskuar, që udhëtonin me një automjet, kanë plagosur një person në Pogradec dhe më pas janë larguar.
“Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Buçimas.
I plagosuri është dërguar në spitalin e spitalin e Pogradecit.
Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.” njofton policia.