4 persona të maskuar nxjerrin zvarrë nga makina postierin, i marrin të gjitha paratë

0

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje që ka ndodhur në qytetin e Pejës.

Pre e grabitjes ka rënë një shtetas kosovar i cili ka raportuar se teksa ishte duke bërë transportin e postës së shpejtë me veturën e postës i prenë rrugën 4 persona të maskuar të cilët e nxorën nga vetura dhe i grabitën një shumë të konsiderueshme parash pronë e postës dhe disa tjera personale.

Viktima si pasojë e rastit ka pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu