Sipas platformës profesionale të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave Numbeo, Shqipëria ndodhet në vend të 6 në të gjithë kontinentin për kriminalitetin më të lartë.
Në 24 orët që lamë pas ndodhen tre atentate që lanë të vdekur 4 persona. Por atentatet dhe vrasjet e shumta në Shqipëri kanë ngritur vendin tonë në një nga vendet me kriminalitetin më të lartë në Evropë. Sipas platformës profesionale të mbledhjes dhe analizimit të të dhënave Numbeo, Shqipëria ndodhet në vend të 6 në të gjithë kontinentin për kriminalitetin më të lartë.
Ndërkohë që për Evropën Jugore, Shqipëria ndodhet në vend të dytë, pas Greqisë, e cila nivelin e kriminalitetit e ka 47.97%. Vendi ynë nivelin e kriminalitetit e ka 47.01%, duke zënë vendin e dytë në tabel. Në vend të tretë ndodhet Italia me një indeks kriminaliteti prej 46.24%. Në këtë listë Kosova ndodhet në vendin e tretë me 43.41% ndërsa Maqedonia e Veriut ndodhet në vend të 7 me 40.97%.
Renditja për nivelin e kriminalitetit në Evropën Jugore:
Greqia
Shqipëria
Italia
Malta
Kosova
Bosnja
Maqedonia e Veriut
Mali i Zi
Serbia
Kroacia
Sllovenia