4 vjet nga themelimi/ Fondi i Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar jetët e 10 mijë njerëzve

0

Në 4 vjet që prej themelimit, Fondi i Ballkanit Perëndimor ka pasur një ndikim të drejtëpërdrejtë në jetët e 10 mijë personave në të gjithë rajonin. Këtë e ka bërë duke financuar disa dhjetëra projekte si dhe duke themeluar një rrjet të përbërë nga 3.400 organizata të shoqërisë civile, institucione kërkimore, organizata kulturore, sportive, etj. Këto të dhëna i bëri të njohura drejtori i përgjithshëm i Fondit të Ballkanit Perëndimor, Gjergj Murra, në mbrëmje të organizuar me rastin e përvjetorit të katërt të organizatës.

“Ballkani ka eksportuar gjithmonë më shumë histori nga sa ka mundur të konsumojë”, shprehej dikur Uinston Çërçill, “por tashmë jemi në gjendje të eksportojmë shumë histori suksesi, të atyre arritjeve që vendet tona mund të shënojnë vetëm duke u bërë bashkë”, theksoi zoti Murra. “Ndihemi krenarë, që gjatë të gjithë kësaj kohe, Fondi ynë është shndërruar në një mekanizëm unik bashkëpunimi përsa i përket nismave rajonale”,- shtoi ai.

Njëkohësisht, në këtë mbrëmje mbajtën një fjalë përshëndetëse përfitues të financimeve nga projektet e mëparshme. Gjatë muajit të ardhshëm, Fondi i Ballkanit Perëndimor pritet të hapë thirrjen e radhës për financim të projekteve të përbashkëta, nga të cilat mund të përfitojnë studentë, artistë, sportistë, përfaqësues të organizatave civile, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu