SARANDË– Një 51-vjeçar nga Berati është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për kultivim kanabisi, pasi është kapur një vit më parë me rreth 2.5 kg marijuanë në tentativë për ta trafikuar me këmbë drejt kufirit të gjelbër shqiptaro-grek.
Vendimi është dhënë sot gjatë seancës së mbajtur në Gjykatën e Sarandës. Prokuroria kërkoi 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Niko Kobuzi u dënua me 6 vite e 8 muaj burg.
Kobuzi u kap më 23 tetor 2020 nga efektivët e policisë të Pikës së Kalimit Kufitar (PKK) Qafë Bote. Gjatë kontrollit atij iu gjetën 2 kg 490 gram marijuanë. Vetë Kobuzi ka deklaruar se në qytetin e Beratit punon si punëtor ndërtimi dhe se puna e transportit të kanabisit ia ka propozuar një person me emrin Altin dhe se do të përfitonte 40 mijë lekë.