Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në Gramsh.
L. Tafa 40 vjeç, është përplasur me motor dhe ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Gramshit, por duke parë gjendjen kritike për jetën, u transportua me helikopter për në Tiranë.
Në pamjet ekskluzive të dërguara nga gazetari ynë Migen Sejdini janë fiksuar momentet e transportimit të 40-vjeçarit për në Tiranë. Infoweb Media