Një ngjarje e rëndë është parandaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 në Tiranë, ku një qytetar është marrë peng për motive të dobëta në makinë dhe është dhunaur nga një 34 vjeçar.
Siç shihet dhe nga këto pamje të përftuara në rrugë operative dhe të publikuara nga Policia e Shtetit, 40 vjeçari është marrë me forcë në makinë nga një shtetas me iniciale L. R.(P.) në mes të Tiranës, si dhe është dhunuar me grushte.
Sapo janë njoftuar se një shtetas ishte marrë me forcë, me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë organizuar menjëherë punën për të identifikuar autorin/ët dhe sqaruar rrethanat e rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, është identifikuar, kapur dhe arrestuar autori i dyshuar i rastit, shtetasi L. R.(P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këto veprime dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka marrë me forcë në automjetin e tij, një 40-vjeçar, të cilin e ka goditur me grushte. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.