400 mijë $ tender për kuzhinierin! SPAK heton kreun e FSHZH, Dritan Agolli

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vënë në hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), Dritan Agolli, pas publikimit të skandalit me tenderin 400 mijë dollarësh që i kishte dhënë kuzhinierit Alfio Rrotani, i cili punon me djalin e tij. Mësohet se SPAK ka sekuestruar dosjen e transferimit të parave nga llogaria e FSHZH-së në atë të kuzhinierit Rrotani. Agolli po hetohet për veprat penale ‘shpërdorim detyre’, ‘abuzim me fondet publike’ dhe ‘korrupsion’.

Si u zhvillua tenderi?

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) hapi një tender për një “menu autentike” për projektin e “100 fshatrave”. Prokurimi për këtë tender është hapur më 21 tetor të vitit që lamë pas, e për të fondi limit kate shifrën e 41,666,667 lekëve. Fituesi është shpallur “Mascarpone sh.p.k”, e cila është në pronësi të kuzhinierit Alfio Rrotani & Endrit Maci.

Kuzhineri Alfio Rrotani punon si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit, drejtorit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Fllad Agolli. Konkretisht, në restorantin “Bedouin Beach & Bar”, i cili ndodhet në Hamallaj.