41 qytetarë rezultojnë pozitiv me COVID-19, MSH: 3 të shtruar në spital

0

Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 3 pacientë.

41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 407 testime të kryera, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 3 pacientë. Ndërkohë janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i pandemisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundin në vendin tonë janë regjistruar 41 raste të reja me COVID-19 nga 407 testime të kryera. Rastet e reja janë shënuar 18 në Tiranë, 13 në Fier, nga 3 qytetarë në Durrës, Vlorë, Sarandë, 1 në Kamëz. Janë 341 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 28 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (12 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 41
Të shëruar në 24 orë 28
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 407

Testime totale 1,835,130
Raste pozitive 276,731
Raste të shëruara 272,893
Raste Aktive 341
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 233
Fier 52
Vlorë 23
Durrës 8
Korçë 7
Shkodër 7
Elbasan 4
Gjirokastër 4
Berat 2
Lezhë 1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu