Elvis Pupa u tregon shqiptarëve se si i bëjnë lekët emigrantët (Video)

0

Ju kujtohet aktori që ju shkrinte së qeshuri. Bëhet fjalë për Elvis Pupa.

Pas largimit në Amerikë karriera e tij artistike pati një ndërprerje, por prej ditësh ka vendosur të kthehet me video gazmore në rrjete sociale.

Një nga videot më të fundit është me titull “Si mendon fisi e shoqëria në Shqipëri se i bëjnë lekët emigrantët?”. Në video Elvis Pupa ka varur lekët në pemë dhe ujit pemën që të rritet.

Pak kohë më parë, aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale hyrjet në “Big Brother Vip Albania”.

“Këto duhet të jenë VIP-a apo futen që të bohen VIP-a? Herën tjetër propozoj: Ujkun e Cërrikut, Rrëqebullin e Krujës, Çakallin e Lushnjes, Nepërkën e Tepelenës dhe Zhapikun e Drimadhes. Unë ja jap votën time Dajës Kombinatit. Mirēpresim sugjerime”, shkruan Pupa në rrjete sociale.

SHIKO VIDEON


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu