Qarkullonte me makinë jashtë orës policore/ 43-vjeçari nga Burreli

0

Në qytetin e Burrelit, Policia ka konstatuar një makinë që qarkullonte jashtë fashës orare të lejuar dhe e ka ndaluar shoferin S.M.

Doli se S. M nuk kishte ndonjë arsye të rëndësishme për të qarkulluar jashtë në atë orë, ç’ka e vuri në dyshim Policinë se ai ishte i pirë.

Pas testit të alkoolit rezultoi se S.M po e drejtonte mjetin i dehur në masë 0.63 mg/l.

Në moment, 43 vjeçari nga Burreli u arrestua me dya akuza: “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe duke qenë në shkelje të Aktit Normativ, u mor masë plotësuese bllokimi i lejes së drejtimit dhe të qarkullimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu