44-vjeçari me “Ford” përplas këmbësorin në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

0

Paraditen e sotme, 44-vjeçari me inicialet E.Z duke drejtuar mjetin “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin 48-vjeçar me inicialet J.D, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin Rajonal Vlorë.

Njoftimi i Policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në aksin rrugor Vlorë – Kotë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin E. Z., 44 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar shtetasin J. D., 48 vjeç, këmbësor.

48-vjeçari është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu