44-vjeçari sulmon infermieret, i godet me grushte dhe kërcënon: Do djeg spitalin

0

44-vjeçari ka rrahur brutalisht një infermiere dhe e ka shkelmuar një tjetër në bark dhe këmbë.

Një 44-vjeçar punonjës policie me shërbim në Drejtorinë e Policisë së Atikës ka sulmuar dhe rrahur infermieret në spitalin e Lamisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Greqi. 44-vjeçari ka rrahur brutalisht një infermiere dhe e ka shkelmuar një tjetër në bark dhe këmbë.

Si nisi ngjarja?

Gjithçka nisi kur infermierët kujdestarë u njoftuan nga një pacient se 44-vjeçari ndodhej në ballkon duke bërtitur dhe sharë. Por, sapo pa infermierët, ai filloi t’i ofentonte dhe të kërcënonte se do të digjte spitalin. Një rën nga infermieret ai e goditi me grusht në fytyrë dhe i theu syzet. Një tjetër e goditi me shkëlma dhe e la të plagosur. Me ndërhyrjen e policisë është vënë në pranga. Ai do t’i nështrohet një ekspertize psikiatrike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu