46-vjeçari humb kontrollin e mjetit në Rrugën e Arbërit, raportohen tre të plagosur

0

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në Rrugën e Arbërit.

Burime pranë policies bëjnë me dije se një 46- vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me makinën e qytetatit F. Gj, 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftim i Policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

– D. U., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Arbrit, është përplasur me automjetin ne drejtues shtetasin F. Gj., 28 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar tre pasagjerë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu