(EMRI) Abuzoi se*sualisht me të miturën, në pranga 33-vjeçari në Shkodër

0

Një 33-vjeçar në Shkodër është arrestuar nga policia pasi ka abuzuar seksualisht me dhunë ndaj një të miture.

Vasil Prroni, autori i krimit është dënuar me dy vite burg pasi ka kryer marrëdhënie me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç, nën akuzën “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Guerrile” ku shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative kanë lokalizuar edhe autorin e krimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë

Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, kanë lokalizuar në lagjen “Guerrile”, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

-Vasil Prroni, 33 vjeç, banues ne fshatin Grudë e Re, Shkodër. 33-vjeçari është dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu