Roma mposht Fejnordin dhe fiton Conference League

0

Tiranë- Roma fiton Conference League. Në edicionin e parë të trofeut për klube, skuadra verdhekuqe mund Feyenoord me shifrat 1-0. Stadiumi ‘Air Albania’ ishte kthyer në një vullkan të vërtetë me koreografitë e dy tifozërive, të cilët i dhanë më tepër bukur finales së Tiranës. Një pjesë e parë që nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e duhur, dy skuadrat kishin frikë të hidheshin në aventurë për të mos gabuar.

Dhe në këtë fraksion u godit vetëm një herë porta dhe ajo përfundoi në rrjetë. Në minutën e 32′ Zaniolo shënoi pas një topi të dhënë nga Mancini. Pjesa e dytë nis me drithërimia në portën e Romës, në minutën e 47′ goditja e Trauner u ndal në shtyllën e majtë, por duhej edhe reagimi i portierit Rui Patricio që i ndryshoi udhën topit.

Fati ishte përsëri me Romën kur pas tri minutash ishte Aursnes që provoi me një goditje nga distanca, por devijimi i Rui Patricios përfundoi në shtyllë. Roma e ruajti deri në fund avantazhin me skuadrën verdhekuqe që ngre lart flamurin italian, pasi prej vitesh skuadrat italiane nuk kanë fituar një trofe europian për klube dhe këtë e bën me një strateg si Jose Mourinho.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu