5 ditë lidhje! “Bella” nga Lushnja, karremi për Erigers Mihasin?

0

TIRANË– Një vajzë 20-vjeçare nga Lushnja dyshohet se është personi i përdorur si “karrem” për të dërguar Erigers Mihasin dhe mikun e tij Armand Dumani në ‘gojën e ujkut’. Gazetari Elton Qyno ka siguruar një material policor, ku edhe jepen detaje lidhur me vajzën që komunikoi e fundit me 32-vjeçarin e ndjerë. Inicialet e vajzës janë bërë publike, por ajo njihet dhe thirret shkurt nga personat e afërt me nofkën “Bella”. Në rrëfimin e saj në Polici ajo ka bërë me dije se kishte vetëm 5 ditë që ishte njohur me Erigers Mihasin nëpërmjet aplikacioneve sociale. E gjitha kishte ndodhur para se Mihasi të largohej nga Shqipëria në drejtim të Parisit në Francë, e më pas në Gjermani.

Por edhe pse Mihasi kishte ikur jashtë Shqipërisë, kontaktin me të renë e kishte ruajtur dhe menjëherë pas kthimit e kishte takuar. Mbrëmjen e vrasjes 20-vjeçarja nga Lushnja kishte dalë për ta takuar 32-vjeçarin. Dyshohet se vajza është përdorur si “karrem” dhe ka bashkëpunuar me anëtarët e grupit kriminal, me qëllim për t’i marrë informacion Mihasit rreth vendndodhjes së tij. Më pas mendohet se këto informacione më pas dyshohet se ja ka kaluar anëtarëve të grupit.

Gjatë marrjes në pyetje në Polici, “Bella” u ka treguar policisë se kishte zbritur nga makina pasi do takonte shoqet e saj në zonën e “Komunës e Parisit” dhe me to do pinte kafe. Por para kafes kishte rënë dakord me Mihasin që ai të bënte pak xhiro në Tiranë, dhe më pas të vinte ta merrte sërish me makinë, për të ikur së bashku diku tjetër pasi ajo të mbaronte kafen me shokët.

Por pasi ka lënë vajzën tek Komuna e Paristi, Mihasi është larguar së bashku me Armando Dumanin në drejtim të Politeknikut, ku aty ishte ndaluar për pak çaste nga një patrullë. Pasi është lënë i lirë që të largohej, të dy kanë shkuar sërish tek lokali me qëllim për të marrë “Bellën”, por ajo i ka shkruar në telefon se do qëndronte dhe pak me shoqet dhe më pas do vinte tek ai. Në këtë moment, Mihasi, i ka dërguar në emoji një trëndafil dhe është nisur për tek zona e Astirit, aty ku edhe është qëlluar me breshëri plumbash, që i kanë marrë edhe jetën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu