5 ditë pasi u zhdukën arkat/ Antidroga “xhiro” tek “Bana King”, kontroll magazinës, por del me duar bosh

0

Pesë ditë pas zhdukjes së 49 arkave nga kontejneri i kompanisë Bana King në portin e Durrësit, antidroga e policisë është kujtuar të kontrollojë magazinat e kësaj kompanie në periferi të Tiranës.
Kanë kaluar disa ditë, 5 për të qenë të saktë që kur arkat me banane u zhdukën nga porti i Durrësit. Sot, Policia e Shtetit ka ushtruar kontrolle në zyrat dhe magazinat e kompanisë “Bana King” në zonën e Vaqarrrit. Gazetari Elton Qyno shkruan për “OraNews” se kontrolli është kryer ditën e djeshme, ku me urdhër të prokurorit, oficerë të policisë Durrës kanë kontrolluar ambientet e biznesit të Trifon Murataj.

Kontrolli ka zgjatur disa orë, duke verifikuar çdo kuti me banane dhe çdo ambjent ku mendohej se mund të fshihej droga, por kanë dalë me “duar bosh”, pasi nuk kanë gjetur asnjë provë dhe asnjë indicie për të ndihmuar me hetimet.

Si u zbuluan 49 kutitë që mungonin në konteinerin e “BanaKing”?

Një ngjarje e çuditshme dhe e dyshimtë ndodhi pasditen e të dielës, kur u raportua se në një konteiner të nisur nga Ekuadori mungonin 49 kuti. Konteineri i deklaruar se ishte mbushur me banane i përkiste kompanisë “BanaKing” në pronësi të biznesmenit Trifon Murataj. Banaking është kompania që iu kapën në dhjetor të 2021-ës një sasi rekord prej 117 kilogram kokainë. Ngjarja e të dielës është e paqartë pasi konteineri u gjet i hapur, ndërsa protokolli i administrimit nga Dogana nuk u ndoq. Konteinerit i mungonin elementët e sigurisë dhe pa plumb si dhe nuk u vendos në zonën e riskut.

Autoritetet dyshojnë se kutitë e marra nga konteineri ishin të mbushura me kokainë dhe për shkak të pikasjes nga agjentët e anti-drogës janë hequr nga konteineri para se të kalonin në skaner. Për këtë ngjarje u arrestuan tre persona, dy shoferë të kamionit dhe administratori i kompanisë “Zico”, Marson Murataj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu