5 maji/ Trupat e 3 ish-punonjësve të policisë do të ‘prehen’ në “Varrezat e Dëshmorëve”

0

Në përfundim të homazheve të sotme për 225 “Dëshmorët e Atdheut”, trupat e 3 ish-punonjësve të policisë të rënë në krye të detyrës janë dërguar në ‘Varrezat e Dëshmorëve’.

Do të prehen në këto varreza policët ‘dëshmorë’: Artan Cuku, Elham Elezaj dhe Rufan Hakrama.

Në ceremoninë e sotme përkujtimore në ‘Akademinë e Sigurisë’ kanë qenë të pranishëm Presidenti i vendit Ilir Meta, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ministri i brendshëm Bledi Çuçi dhe kreu i policisë së shtetit Gledis Nano. Ata shprehën mirënjohjen e thellë ndaj gjithë të rënëve në krye të detyrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu