VLORË– Mbetjet kockore të një personi janë gjetur ditën e sotme në Vlorë. Policia informon se ka qënë një grua me inicialet I.J e cila ka kallëzuar në polici se kishte gjetur para disa ditësh, pranë një grumbulli dheu, mbetje kockore. Eshtrat janë gjetur në afërsi të banesë së saj, aty ku po kryen punimet. Mbetjet e gjetura në lagjen “Kushtrimi” do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 05.05.2022, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar shtetasja I. J., e cila ka kallëzuar se në një grumbull dheu, të marrë para disa ditësh, për të kryer punime, në afërsi të banesës së saj, në lagjen “Kushtrimi, ka gjetur mbetje kockore të dyshuara si ato të njeriut. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.