5 medalje për Shqipërinë/ Skiatorja Lara Colturi javës tjetër në Botërorin e të rriturve

0

Një kalendar i ngjeshur për skiatoren e re Colturi, e cila garon për Shqipërinë dhe që na dha mundësi të kemi edhe një kampione bote edhe në sportin e skive.

AUSTRI – Me tre podiume dhe 3 medalje të arta në 4 garat e zhvilluara në këtë javë të Kupës së Botës për të rinj, që u zhvilluan në St.Anton të Austrisë, Lara Courit mbyll testin e saj, për të vazhduar në Kampionatin Botëror për të rritur, që zhvillohet në Kronplatz të Italisë javën e ardhshme.

Një kalendar i ngjeshur për skiatoren Colturi, e cila garon për Shqipërinë dhe që na dha mundësi të kemi edhe një kampione bote edhe në sportin e skive.

Sot, Lara Coturi e bija e Daniella Ceccarellit, ish-kampione olimpike për Italinë, është në qendër të vëmendjes së specialistëve të këtij sporti, falë rezultateve mjaft të mira në këtë edicion, që kulmuan këtë javë me medaljen e artë dhe titullin e kampiones në Kupën e Botës në garën e sllallomit G edhe pse është në moshën 16-vjeçare.

Një talent në rritje nga e cila po përfiton edhe Shqipëria për të qenë mes shteteve më të mëdha europiane, që sportin e skive e kanë sport konbëtar, si Austria, Zvicra, Italia, Franca, Suedia, Norvegjia, Kanadaja apo SHBA.

Ky sezoni parë sipas trajneres së saj ishte një test për të kuptuar se deri ku mund të shkojë Lara Colturi dhe shenjat e dhëna janë vërtet premtuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu