5 të rinj përdhunojnë në grup 14-vjeçaren, e mitura vdes një javë më vonë

0

Pesë adoleshentë janë arrestuar në Belgjikë, nën dyshimin se përdhunuan në grup një 14-vjeçare, e cila vdiq më pak se një javë më vonë.

Sipas mediave belge, imazhet e sulmit u shpërndanë në internet. Prokurorët thonë se tre nga të dyshuarit,janë adoleshentë, ndërsa dy të tjerët janë më të rritur rreth moshës 18 dhe 19 vjeç.

Ata do të paraqiten në gjykatë të mërkurën dhe sipas Prokurorisë ata po hetohen për “veprime të ndodhura pak para vdekjes së viktimës”.

Sipas raporteve të mediave belge, vajza kishte dashur të takonte një mik në një varrezë në Ghent më 15 maj. Ky i fundit dyshohet se mbërriti me katër të dyshuarit e tjerë dhe sulmoi seksualisht viktimën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu