50-vjeçari fatkeq aplikon për herë të 193 për provimin teorik të patentës

0

Një 50-vjeçar nga Piotrkow Trybunalski, një qytet i vogël i Polonisë, ka thyer rekordin më të pazakontë.

Ai ka dhënë provimin teorik të patentës për 192 herë dhe deri më tani ka shpenzuar më shumë se 1,300 euro.

Kur ai aplikoi fillimisht për patentë shoferi ishte 33 vjeç dhe rregullat ndryshuan. Ndërsa deri tani teksa ka aplikuar për herë të 193,  ka shpenzuar rreth 1,300 euro në provimet teorike.

Statistikat nga Piotrkóë tregojnë se kjo është një nga qendrat më të mira në Poloni, ku më shumë se 70 për qind e të anketuarve marrin patentë shoferin me të parën.

“Ndoshta do të ishte mirë të kishte një rregull në Poloni që do të ndalojë një kandidat për të marrë provim më shumë se 20 ose 30 herë”, tha instruktori Stanisław Kobusiewicz.

HAK Revija shkruan se provimi teorik në Poloni aktualisht ka 32 pyetje për të cilat ndahen 1 deri në 3 pikë. Numri maksimal i pikëve është 74 dhe duhen 68 për të kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu