50-vjeçari gjendet në mes të rrugës/ Dërgohet me urgjencë drejt spitalit

0

Disa çaste më parë, një aksident misterioz ka ndodhur në njësisë administrative Mbrostar në Fier. Burime bëjnë me dije se një person është gjetur i plagosur rëndë në mes të rrugës i mbuluar në gjak. Mësohet se i plagosur ka mbetur një 50-vjeçar me iniciale V. DH., i cili është dërguar me urgjencë në spital, pasi ka marrë dëmtime të rënda. Ende nuk dihet se çfarë i ka ndodhur ekzaktësisht 50-vjeçarit. Ky i fundit është gjetur në afërsi të banesës së tij, ku jetonte i vetëm, pasi bashkëshortja e tij jeton në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu