50-vjeçari rrëzohet nga lartësia teksa po punonte, përfundon me plagë në spital

0

Bie nga lartësia e banesës ku punonte një 50-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në Qafëkashar.

I lënduari është dërguar në spital e ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu