Lajm i fundit! Gjendet një vajzë e mbytur brenda në liqen

0

Gjendet një kufomë në një liqen në fshatin Kastriot, Dibër.

Burime bëjnë me dije për Infowebtv, se kufoma e gjetur në liqen i përket seksit femër.

Derimë tani nuk ka detaje në lidhje me identitetin e mundshëm të viktimës, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ka qenë prej disa ditësh në ujë.

Kjo për shkak se trupi ka shfaqur shenja dekompozimi.

Policia po punon për zbardhjen e identitetit, ndërkohë që trupi do të shqyrtohet nga mjekësia ligjore, nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo ngjarje aksidentale.