50-vjetori i krijimit të Akademisë së Sigurisë, Nano: Garanci për rendin në vend

0

Në ambientet e Policisë së Shtetit është mbajtur sot një ceremoni përkujtimore në kuadër të 50-vjetori të krijimit të Akademisë së Sigurisë. Në fjalën e tij në këtë ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, është shprehur se rrufgëtimi i kësaj akademie nuk ka qenë i lehtë, por rrugëtimi i saj në gjithë këto vite tranzicioni vetëm sa e kaliti këtë institucion dhe e bëri më të shëndetshëm.

“Ne jemi krenarë për të gjithë ata studentë, të cilët kanë dalë nga kjo akademi ndër vite, të cilët i kanë shërbyer dhe po i shërbejnë vendit për ruajtjen e rendit publik dhe rritjen e sigurisë kundër krimit, korrupsionit dhe trafiqeve. E nesërmja do të jetë pa diskutim më reflektuese, më e sigurtë dhe më e paqtë për të gjithë ne”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij në këtë ceremoni kryepolici Nano.