581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Vjosa Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë sot në ceremonë e përkujtimit të Besëlidhjes së Lezhës, që u zhvillua në Lezhë.

“Sot nderuam 581 vjetorin e unitetit shqiptar dhe përuruam shtatoren e Gjergj Kastriotit – simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit”, u shpreh Osmani.

Osmani vuri në dukje se, historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe.

“Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata, me mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare”, tha ajo.

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.