59 kg kokainë nga Kolumbia në Portin e Durrësit, mbetet e sekuestruar anija me qymyr

0

SPAK pas marrjes në pyetje të ekuipazhit dhe verifikimeve të anijes e sekuestroi atë për shkak se hetimet vijojnë.

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e anijes me qymyr që mbërriti në Portin e Durrësit më 17 maj. SPAK pas marrjes në pyetje të ekuipazhit dhe verifikimeve të anijes e sekuestroi atë për shkak se hetimet vijojnë. Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e SPAK.

59 kg kokainë janë zbuluar më 17 Maj brenda një anijeje me qymyr që vinte nga Kolumbia dhe ishte ankoruar në portin e Durrësit. Kokaina u kap në hambarin e anijes “Unistream” me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe dhe ishte e ndarë në 53 pako me nga 2 çanta të veçanta. Kanë qenë partnerët ndërkombëtar që kanë sinjalizuar Policinë Shqiptare për sasinë e drogës dhe më pas është kryer edhe operacioni nga Task Forca e Durrësit që ka zbuluar kokainën, ndërsa kapiteni i anijes, i cili është nga Rusia tha se nuk kishte dijeni për mallin në mjetin që drejtonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu