“6 orë nën thikë dhe shumë frikë” reperi i famshëm flet pas operacionit: Sëmundja më ndryshoi raportin me paratë

0

Këngëtari dhe reperi i njohur italian, Fedez, ka folur për herë të parë pas përfundimit të operacionit që zgjati rreth 6 orë për heqjen e tumorit neuroendokrin të pankreasit.

“Gjashtë orë nën thikë dhe shumë frikë”– tha ai.

Fedez iu nënshtrua operacionit më 23 mars dhe s’kishte folur më parë për sëmundjen e tij.

“Më ka ndryshuar marrëdhënien me paratë”, u shpreh reperi italian, i cili shtoi: “Përpara se të diagnostikohesha me kancer kisha një synim, të arrija shumën prej 200 milionë. Por tani nuk më intereson më, është një qëllim që nuk ka më kuptim. Dhe a e dini pse? Nëse arrini 200 milionë, atëherë synimi është 300, pastaj 400. Arrin tek miliardi dhe në çdo rast kupton që nuk është ky qëllimi.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu