6 shenja që tregojnë se dikush është xheloz për ju

0

Xhelozia që kalon pa u vërejtur ose injoruar mund të përshkallëzohet në një sjellje tokstike që mund ta transformojë mikun në mënyrë drastike. Problemi është se shumica e njerëzve i fshehin këto ndjenja thellë brenda tyre, dhe është e vështirë të kuptojmë nëse janë xhelozë rreth nesh apo jo. Fatmirësisht ka mënyra për të kuptuar nëse miku juja po “strehon” ndjenja negative për ju, shkruan abcnews.al.

Mund t’ju bëjnë një kompliment me një fyerje

Nëse shoku juaj është xheloz për ju, ata do të bëjnë gjithçka që munden për t’u treguar mbështetës duke iu sulmuar me komplimente. Por kushtojini vëmendje asaj që thonë sepse mund të mos jetë pozitive,  Për shembull nëse keni filluar një punë të re, ai iu përgëzon: “Kjo është e mahnitshme por e pazakontë që punësojnë persona me një përvojë të tillë, por përgëzime.

Kënaqen me gabimet tuaja
Edhe  nëse mund të jetë një gabim që keni bërë shumë kohë më parë ose nëse jeni përballur me një humbje, ai do t’ju thotë: Unë ju thashë kështu. Ata mund të ndihen të lumtur dhe të kënaqur kur përjetoni dështim.

Përdorim justifikime për të qëndruar larg jush
Vini re nëse miku juaj po përpiqet të largohet. Nëse ata janë xhelozë, ata mund të tërhiqen nga suksesi juaj. Mund të nisin duke thënë se “janë të zënë” gjatë gjithë kohës ose të përdorin justifikime të tjera.

Bëjnë thashetheme për ju
Ndonjëherë, edhe shoku juaj nuk mund ta kuptojë se është xheloz për ju. Ka shumë të ngjarë të krijojnë një ndjenjë mospëlqimi, veçanërisht nëse arrini diçka që ata e dëshironin gjithmonë për veten e tyre. Prandaj, mos u habisni kur të dëgjoni nga të tjerët se “shoku” juaj po përhap lajme jo të mira për ju.

Vënë në pah se jeni me fat
Një mik xheloz ka shumë të ngjarë të ndihet keq me veten e tij, prandaj dot ë bëjnë çmos të përçmojnë arritje tuaja. Nëse keni marrë një lajm të mirë, dot nisin t’ju bëjnë të ndiheni sikur nuk e meritonit.

Duan të jenë gjithmonë pranë jush
Ndërsa ka njerëz xhelozë që përpiqen t’ju shmangin, ka edhe të tjerë që përpiqen të jenë me ju në çdo moment. Disa hulumtime kanë treguar se kjo xhelozi mund t’i tërheqë njerëzit bashkë, por në një mënyrë jo të mirë.

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu