65-vjeçari i kthehet në “makth” gruas në Shkodër duke e përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, arrestohet nga policia

0

Një 65-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi përndiqte dhe kanoste vazhdimisht një grua. Kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici ndaj shtetasit A.K 65-vjeç që tashmë ndodhet nën prangat e policisë.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi ka bërë kallëzim shtetasja Sh. M., banuese në Shkodër, se 65-vjeçari e ka përndjekur dhe kanosur vazhdimisht, nëpërmjet telefonit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu