67 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid-19 në vendin tonë

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja me koronavirus nga 1,239 testime të kryera dhe 1 humbje jete. Një 82-vjeçar nga Tirana nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve.

Në 24 orët e fundit mësohet se janë shëruar 100 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 267,876 prej fillimit të pandemisë, ndërkohë rezultojnë 1,119 raste aktive me koronavirus.

Njoftimi i ministrisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1239 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 67 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër.

Janë 1119 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes. Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Mars 2022)
Raste të reja ditore 67
Të shëruar në 24 orë 100
Të shtruar në spitale 44
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1239

Testime totale 1,757,186
Raste pozitive 272,479


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu