69-vjeçari “sfidon” Berishën, shkon të bëjë vasinën kineze

0

Ditën e sotme një I moshuar ka shkuar në sheshin “Skëndërbej” për të kryer vaksinën anti-Covid.

Ai gjithashtu ka “sfiduar” dhe ish-kryeministrin, Sali Berisha I cili disa ditë më parë nëpërmjet një statusi në Facebook bëri thirrje që vaksina kizene nuk duhej të aplikohej tek personat mbi 60-vjeç.

“Do e bëj vaksinën. Patjetër edhe të Saliut edhe të Liries”- thotë ai për “Top Channel”

Ndër të tjera i moshuar tregoi se vuan nga 4 sëmundje dhe se në muajin janar e ka kaluar Covid-19, por frika e riinfektimit e ka detyruar që të shkojë pranë tendës për të marrë dozën e tij të vaksinës.

Sot shënohet dita e 6 e vaksimit masiv në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 13.010 vaksinime, ndërsa që nga nisja e procesit të vaksinimit nga 11 janari, në vendin tonë janë kryer 185.496 vaksinime.

Qeveria shqiptare ka siguruar deri më tani vaksinat Pfizer, AstraZeneca, ajo ruse Sputnik dhe ajo kineze Sinovac.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu