7 pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb japin dorëheqjen

0

KOSOVE- Shtatë pjesëtarë të rinj të Policisë së Kosovës nga komuniteti serb kanë dhënë dorëheqjen. Katër prej tyre në Leposaviq, dy në Zveçan dhe një në Mitrovicë janë dorëhequr nga Policia e Kosovës, bëjnë me dije burime të “IndeksOnline”.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovernier ka pohuar më herët se është duke i ndjekur nga afër zhvillimet pas “dorëheqjes” së tre policëve të rijnë serb në veri.

Sakaq, shefi i EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është duke i parë me shqetësim dorëheqjet e fundit të tre serbëve të Kosovës të saporekrutuar si pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka theksuar se EULEX-i po i ndjek nga afër këto zhvillime shqetësuese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu