SHBA-ja sanksionon katër rusë lidhur me helmimin e Navalnyt

0

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj katër individëve rusë që i akuzuan si të përfshirë në helmimin e vitit 2020 të liderit të opozitës tani të burgosur rus, Alexei Navalny, raporton Reuters.

Departamenti amerikan i Thesarit në një deklaratë tha se katër të goditurit me sanksione janë të lidhura me Shërbimin Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB).

Thesari tha se Departamenti Amerikan i Shtetit do të shpallë gjithashtu kufizimet e lidhura me vizat të enjten.

“Sot i kujtojmë Vladimir Putinit dhe regjimit të tij se ka pasoja jo vetëm për zhvillimin e një lufte brutale dhe të paprovokuar kundër Ukrainës, por edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut të popullit rus”, tha nënsekretari i Thesarit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

“Tentativa për vrasjen e Aleksey Navalny-t në vitin 2020 përfaqëson përbuzjen e Kremlinit për të drejtat e njeriut dhe ne do të vazhdojmë të përdorim autoritetet që kemi në dispozicion për të kërkuar llogari xhelatët e mundshëm të Kremlinit.”, u shpreh ai.

Navalny, i cili në vitet 2010 nxori dhjetëra mijëra njerëz në rrugë, u arrestua në janar 2021 pasi u kthye në Moskë nga Gjermania, ku ishte trajtuar për atë që mjekët perëndimorë thanë se ishte helmimi nga një agjent nervor i epokës sovjetike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu