70 pako me marijuanë! Kapet mjeti plot me drogë pranë Igumenicës, arrestohet shoferi shqiptar

0

Kapet një tjetër ngarkesë me drogë në kufirin greko-shqiptar, pranë Igumenicës.

Mësohet se policia greke ka tentuar të ndalojë një mjet por drejtuesi ka siguruar dyert dhe ka kundërshtuar kontrollin.

Është ndërhyrë brenda mjetit dhe janë gjetur 70 pako me 77 kg 320 gramë marijuana.

Sipas policisë, nëse droga do të shitej do të kapte vlerën 190 mijë euro. Mjeti rezulton në pronësi të një kompanie që i jep me qera, ndërsa është arrestuar shoferi shqiptar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu