74,880 vaksina Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se 74,880 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në vendin tonë mbrëmjen e sotme.

Ministrja bën me dije se deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina anti-Covid. Dozat e vaksinave të mbërritura sot në vendin tonë janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

“Kanë mbërritur në Shqipëri edhe 74,880 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,571,840 vaksina antiCOVID-19. Jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari, shkruan Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu