8 Dhjetori, Dita e Demokracisë, Sali Dardha flet me nostalgji për atë datë

0

Plot 31 vite më parë Shqipëria u përball me forcën dhe lëvizjen më të madhe dhe optimiste që kishte parë deri në ato vite. Të rinjtë e kohës të lodhur nga diktatura që kishte vetëm pak vite që ishte shembur, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike. Protesta e tyre paqësore solli rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Kjo Lëvizje e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Ajo ditë mbeti gjate në kujtesën e Shqiptarëve, për benefitët që ajo solli dhe për rininë e bashkuar që si kurrë më parë njëzëri u ngritën për të drejtat e tyre. Një nga intelektualët e kohes i cili ishte njëkohësisht një nga mbështetësit e asaj dite kujton me nostalgji kohën kur rinia e bashkuar dhuroi një frymë rinore nga e cila mbarë kombi Shqiptar mori shum. Duke kujtuar rininë e atyre viteve inxhinjeri Sali Dardha flet me pasion mbi të gjitha synimet dhe organizimin që pati rinia e kohës të cilën e tregoi në 8 dhjetor 1990.

Por sa vazhdon të ndjehet sot triumfi i kësaj dite? Sipas Dardhës shprehja e famshme e duam Shqipërinë si gjithë Europa ende nuk është përmbushur dhe për shqipërinë kjo është dicka e dhimbshme duke llogaritur sa shumë vite ka Shqipëria tashmë në demokraci.

Përsa u përket qytetarëve ata janë ende skeptikë mbi të rinjtë Shqiptarë dhe demokracinë. Por ende nuk e humbin optimizmin që të rinjtë do kthehen në vëndin e tyre dhe do ti japin vëndit gjithë potencialin që ata mbartin.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja Lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë.
Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik, duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu