Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Rinisë përmes Joni Goxhas, një të ri që ka ndjekur traditën e familjes dhe ka çuar përpara biznesin e fabrikës së vajit të ullirit “Konispoli”. Nëpërmjet një videoje, Rama theksoi rëndësinë e rinisë dhe përpjekjeve të të rinjve për të ndihmuar në transformimin e Shqipërisë.
Rama u shpreh se është rinia ajo që po punon dhe kontribuon për një Shqipëri të transformuar, duke pasur si shembuj të rinjtë që ruajnë traditat e familjes, por gjithashtu kontribuojnë me energjinë dhe vizionin e tyre të ri për të ardhmen. Ai nënvizoi se këta të rinj po ndërtojnë dhe frymëzojnë për një Shqipëri më të zhvilluar dhe të përparuar.