Ministria e Bujqësisë ka zhvilluar një aktivitet të veçantë me rastin e 8-Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave.
Me iniciativë të Ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, u organizua një takim me gratë në Bujqësi.
Të pranishme ishin gra dhe vajza që kanë dhënë kontribute në qëndistari, në pemtari, sipërmarrëse në agroturizëm etj.
Ministrja ka vlerësuar lart kontributin e grave në fushën e bujqësisë.
Në ambientet e Ministrisë u zhvillua edhe një panair me produktet e tyre.
Për gratë dhe vajzat e pranishme u ndanë çertifikata mirënjohje.