8 persona të lënduar nga zjarri në Tiranë. Digjen 4 mjete

0

Flakët e zjarrit përfshijnë një pallat në zonën e Astirit.

Për pasojë tymi asfiksues është shpërndarë në pallat dhe ka rrezikuar jetën e banorëve.
Kanë ndërhyrë zjarrfikësit që kanë bërë evakuimin e tyre.

Si pasojë e zjarrit u lënduan 8 banorë dhe dogjën 4 makina.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu