8 të vdekur nga tërmeti me magnitudë 6.2 Rihter në provincën Gansu të Kinës

0

KINË- Të paktën 8 persona vdiqën nga një tërmet i shkallës 6.2 Rihter në provincën Gansu në Kinë. Qendra e Rrjetit Sizmologjik të vendit (CENC) bëri të ditur se epiqendra ishte në qarkun Jixishan dhe thellësia fokale vlerësohet në 10 kilometra.

Ekipet e shpëtimit po nxitojnë drejt zonës së goditur nga tërmeti, ku tashmë janë regjistruar disa pasgoditje dhe shumë banorë kanë dalë në rrugë të frikësuar. Do të duhen disa orë që autoritetet të përfundojnë vlerësimin e dëmeve, veçanërisht në zonat e thella. Autoritetet kanë ndaluar përkohësisht transportin në zonat e prekura nga tërmeti për të vlerësuar dëmet, ndërkohë që shërbimet komunale, energjia dhe uji janë ndërprerë, veçanërisht pranë epiqendrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu