Nga Fatmir Popja
Me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi -fashistë në Elbasan po zhvillohen aktivitete të shumta sportive krahas atyre kulturore -artistike .Gjatë ditëve të fundit me mbështetjen e Shoqatës Rajonale të Futbollit Elbasan në bashkëpunim
me ZVAP u organizua një turne sportiv mes shkollave të mesme të qytetit .Në këtë turne morën pjesë 12 shkolla dhe fituese në fund u shpall Gjimnazi “Dhaskal Todri” që mundi në finale Gjimnazin “Kostandin Kristoforidhi” .Përveç dy shkollave finaliste, pjesëmarrëse ishin edhe Gjimnazet “Nikola Koperniku”, Rahma School”, “Onufri”, “Vasil Kamami”, “Mahmud e Ali Cungu”, “Luigj Gurakuqi”, “Liria”, “Maarif Schools”, “Ahmet Dakli” dhe “Anastas Çakalli” .Gjatë turneut ra në sy mobilizimi maksimal i të gjitha ekipeve sportive të 12 shkollave pjsmarrëse .Ndeshjet mes tyre ishin të gjitha cilësore dhe u ndoqën dhe u mbështetën fuqishëm nga nxënësit e Gjimnazeve që ato përfaqësojnë .Të pranishëm në ndeshjen finale dhe aktivitetin përmbyllës ishin edhe Specialistja e Monitorimit dhe Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional në ZVAP Elbasan, Valbona Gjini, e cila u dhuroi Çertifikatat e ” 80 vjetorit të Çlirimit” skuadrave pjesmarrëse .Ndërsa kreu i SHRF Elbasan, Ilirjan File, i dhuroi trofeun ekipit kampion të Gjimnazit “Dhaskal Todri” .Drejtori teknik i ekipeve te Përfaqesueseve Rajonale, Eriol Merxha i SHRF Elbasan u dhuroi disa topa futbolli 12 ekipeve të Gjimnazeve të Elbasanit .Në fjalën e tyre përshendetëse ata përgëzuan të rinjtë gjimnazistë për vlerësimin që i kishin bërë këtij turneu të organizuar me rastin e 80 vjetorit të Çlirimit të Elbasanit dhe Shqipërisë .Me jëtë rast autoritetet u bënë thirrje gjimnazistëve dhe gjithë të rinjve që të merren sa më shumë me aktivitete sportive .Ata i vlerësuar maksimalisht skuadrat pjesëmarrëse të cilat treguan deshirë dhe seriozitet në këtë aktivitet masiv , me deshirën që të tilla aktivitete të kesaj natyre të mbahen edhe në të ardhmen pasi sporti është jashtëzakonisht i rëndësishëm në jetën sociale dhe në shëndetin tonë.Sporti duhet ushtruar që nga femijëria e hershme,pasi aktiviteti fizik ndikon shumë edhe në rritjen e intelegjencës dhe rezultateve më të mira në shkollë.