ITALI– Dy shqiptarë kanë përfunduar në prangat e Policisë italianë, pasi në banesën e tyre u janë gjetur plot 800 mijë euro cash. Të dy qëndronin në një apartament në Rozzano të Italisë, e mendohet se ishin pjesë e një grupi që merrej me trafik droge, por që detyra e tyre ishte vetëm ‘rregullimi’ i parave.
Shqiptarët, 19 dhe 28 vjeç, ishin pikasur duke dalë së bashku nga banesa dhe më pas duke u larguar, në një distancë prej disa metrash nga njëri-tjetri. Ata të dy ishin nisur për në një parking aty pranë ku dikush po i priste në një makinë.
Njëri nga dy të rinjtë u ka marrë një ‘tufë’ me para dhe është larguar duke e lënë shokun e tij në vend. Efektivët i ndoqën më pas për në banesë, ku edhe gjetën paratë e të paketuara në të njëjtën mënyrë, të gjitha me vakum.