9 eurodeputet letër BE-së për qëndrimin e Serbisë: Ndëshkoni politikat e saj ndaj Rusisë

0

Nëntë eurodeputetë nga grupi liberal “Të rinovojmë Evropën” i dërguan një letër Presidentes së KE-së, Ursula von der Layen dhe ministrit të Jashtëm evropian Josep Borrell, ku u kërkonin të ngrinin përkohësisht bisedimet e anëtarësimit me Serbinë dhe të pezullonin ndihmën financiare për ta deri në harmonizimin e saj me politikën ndaj Rusisë.

Në dritën e ngjarjeve të fundit lidhur me agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, ne jemi thellësisht të shqetësuar për situatën që po zhvillohet në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për mospërfilljen e dukshme të detyrimeve të Serbisë si vend kandidat për anëtarësim në BE. Serbia hyri në vitin e dhjetë të negociatave për anëtarësimin në Union me shkallë të ndryshme progresi dhe hapjen e grupimeve të reja vetëm pak muaj më parë. Gjatë këtyre viteve e kemi theksuar vazhdimisht detyrimin e saj për të harmonizuar në mënyrë progresive politikën e jashtme dhe të sigurisë me udhëzimet e BE-së dhe për të treguar me veprime konkrete se ndan vlerat tona themelore’‘. – thuhet ndër të tjera në këtë letër.

Ajo u nënshkrua nga nënkryetari i PE-së dhe anëtari i Demokratëve të Lirë gjermanë Nikola Ver, si dhe slloveni Klemen Kroselj, bullgari Ilhan Kyuchuk, lituanez Petras Austrevicius, estonez Urmas Paet, holandez Bart Grotius dhe Malik Azmani, spanjoll Jose Ramon Bausa Diaz dhe rumun Ramoga.

Ne jemi të bindur plotësisht se Serbia po tregon një zhvendosje të rrezikshme drejt autoritarizmit, që është në kontrast të fortë me aspiratën e saj paralele për t’u anëtarësuar në BE, dhe kjo paqartësi kulmoi me refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Rusisë“, shkruanin nënshkruesit e letrës.

Ata po ashtu theksojnë se “Serbia, për fat të keq, ka regres dukshëm në fusha të tilla si sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, liria e mediave dhe liria e shprehjes”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu