Qeveria gjermane lajmëroi se do të përmirësojë flotën e saj ajrore me avionë amerikanë F-35 që nuk pikasen nga radarët.
Më shumë se 35 avionë nga Lockheed Martin do të zëvendësojnë flotën e Tornadove, të prezantuar më shumë se 40 vite më parë.
Në listën e blerjeve të qeverisë gjermane janë edhe 15 Eurofighters, që prodhohen nga Airbus.
Avionët F-35 konsiderohen si avionët më modernë luftarakë në botë. Për shkak të formës speciale dhe mbulesës së jashtme, ata nuk pikasen nga radarët e armiqve.
Përveç kësaj, F-35 mund të mbajë edhe armë bërthamore, duke siguruar se Gjermania mund të hedhë bombat bërthamore amerikane në rast mbrojtjeje, shkruan BILD.
Zyrtarisht nuk është konfirmuar por ky është sekret i hapur: 20 bomba termobërthamore gravitacionale B61 të forcave amerikane ruhen në Buechel të Gjermanisë.
Pas sulmit rus në Ukrainë, Gjermania ka ndryshuar politikën dhe të gjithë qasjen e saj ndaj armatosjes.