95% e trupit të saj është e mbuluar me tatuazhe, 33-vjeçarja “vulos” në pjesën intime emrin e të dashurit

0

Një grua 33-vjeçare e cila ka dhe fëmijë është vetëshpallur si më e tatuazhuar në Britani. Gruaja në fjalë, Becky Holt, 33 vjeç, ka ‘vulosur’ 95% të trupit të saj me tatuazhe, përjashtuar vetëm pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Tatuazhi i parë i saj është bërë në moshën 15-vjeçare, ku mësohet se ka shkruar emrin e të dashurit dhe kjo në zonën intime.

Që nga ai moment e deri më sot, Holt ka vijuar të mbulojë çdo pjesë të trupit me tatuazhe. Becky Holt, 33 vjeç, nga Poynton, Cheshire, ka bërë tatuazhe në fytyrë, sqetulla dhe në zonën intime. Gjithë ‘pikturimi’ i trupit i ka kushtuar Holt plot 35,000 £. Holt deklaron se personat që nuk e njohin e paragjykojnë lidhur me tatuazhet që ajo ka bërë, teksa thotë se shumë njerëz e shohin atë si “bandite” të rrezikshme.

Burimi: ladbible.com/joq.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu